image Shifra alarmante të rasteve të reja me COVID-19 në Itali, kërkohet ashpërsim i masave

Evropë

Shifra alarmante të rasteve të reja me COVID-19 në Itali, kërkohet ashpërsim i masave

news image

Rritja e rasteve me koronavirus në Itali ka vijuar edhe këtë të diel, ku është thyer një tjetër rekord i infektimeve.

Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, në 24 orët e fundit janë infektuar 11 mijë e 705 persona, gati një mijë më shumë se dje.

Viktimat e bilancit të fundit ditor janë 69, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 47. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik.

Ndërkohë guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë mbylljen brenda mesnatës të çdo restoranti dhe lokali, ndërkohë që aktivitetet që nuk shërbejnë në tavolinë duhet të mbyllen brenda orës 18. /Gazeta Sinjali/