image Shifër e lartë e rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani, mbi 1 mijë më shumë se dje

Evropë

Shifër e lartë e rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani, mbi 1 mijë më shumë se dje

news image

Për herë të parë që nga prilli, Gjermania ka regjistruar mbi 5,000 raste të reja me COVID-19 të mërkurën.

Shifrat e publikuara nga Insitituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, kanë treguar se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122, të martën.

Një total prej 334,585 i të infektuarve është regjistruar në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia, derisa si pasojë e tij kanë vdekur 9,677 pacientë. /Gazeta Sinjali/