image Shfaqet premiera e filmit "To All The Boys: P.S I Still Love You"

Film

Kulturë/ Shfaqet premiera e filmit “To All The Boys: P.S I Still Love You”

news image

Mbrëmë është shfaqur premiera e pjesës së dytë të filmit “To All The Boys: P.S I Still Love You”.

Filmi i zhanrit romancë-komedi trajton historinë e komplikuar të dashurisë të Lara Jeans, do të shfaqet në platformën “Netflix” më 12 shkurt, raporton Gazeta Sinjali.

Aktorët që luajnë rolet kryesore në këtë film: Lana Condor dhe Noah Centineo, u shfaqën bashkë në tepihun e kuq të Teatrin Egjiptian në Kaliforni.

Dyshja që janë miq shumë të mirë në jetën reale, pozuan krah njëri-tjetrit plot buzëqeshje.

Kujtojmë se pjesa e parë  e filmit “To All The Boys I’ve Loved Before”, që u publikua në vitin 2018, shënoi suksese të njëpasnjëshme kinematografike, kështu duke thyer edhe rekord të shikueshmërisë në platformën “Netflix”./Gazeta Sinjali/