image Sherr për ndarjen e ushqimeve nga Kisha, shënohen 31 viktima në Nigeri - Sinjali

Sherr për ndarjen e ushqimeve nga Kisha, shënohen 31 viktima në Nigeri

news image

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në Nigeri, si pasojë e një përplasje mes besimtarëve në një kishë, gjatë momentit që shpërndaheshin ushqime për familje të varfra.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Port Harcourt, një prej rajoneve, ku një në dy banorë jeton në varfëri ekstreme dhe për pasojë mbetën të lënduar dhe qindra të tjerë.

Organizata fetare me mbi 32,000 ndjekës në Facebook, kishte organizuar një ngjarje në të cilën do të shpërndante falas ushqime.

Selia e kishës ndodhej në zonën e unazës Port Harcourt, por aktiviteti i bamirësisë do të mbahej në qytetin port “Polo Club”, një objekt më i madh që supozohej të mund të strehonte turma, shkruan a2cnn.

Sipas policisë, njerëzit u grumbulluan në zonë në orët e para të mëngjesit dhe më pas disa u bënë të paduruar dhe nisën të shtyjnë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: