Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Fierit. Sherri mes dy familjeve i nisur në Levan të Fierit përfundoi në përdorimin e armëve në Urgjencën e Spitalit të këtij qyteti, duke lënë gjithsej të plagosur pesë persona.
Mediat në Shqipëri raportojnë se të plagosur kanë mbetur shtetasit Aleksandër Zhapaj, Aldi Zhapaj dhe Gentjan Zhapaj (djem të Aleksandrit), të cilët ndodhen në shtruar në pavionin e spitalit.
Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë, Klajdi Jonuz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj ndodhen në reanimacion. Ndërkohë, policia ka blinduar spitalin prej mbrëmjes së kaluar. Mësohet se forca të shumta policore kanë ruajtur ambientet e spitalit gjatë gjithë natës.