Njoftim/
Shërohet pacienti i parë i infektuar me koronavirus në Drenas
Sinjali.com
23 Prill 2020 23:18
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se në komunën e tij, pacienti i parë i infektuar me koronavirus është shëruar.
Lladrovci ka shkruar nga facebook-u se ky është një lajm i mirë për banorët e asaj ane.
”Lajm i mirë për komunën e Drenasit: Pacienti i parë i identifikuar si i infektuar nga Drenasi, pas testeve negative, është shëruar”, ka shkruar Lladrovci./ Gazeta Sinjali/