image Profesori nga Drenasi konvertohet në fenë katolike

Sociale

Profesori nga Drenasi konvertohet në fenë katolike

news image

Kisha e Llapushnikut ka njoftuar se profesori nga Drenasi, Shpend Rrukiqi është konvertuar në fenë katolike.

“Kisha Universale Katolike e në veçanti ajo e Llapushnikut në Drenicë është shumë e lumtur që në gjirin e saj ka pëqafuar familjen e profesorit Shpend Rrukiqi nga Drenasi, të cilët jetojnë në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër janë me Dardaninë tonë të dashur”, thuhet në njoftim.

Rrukiqi është drejtor i një shkolle në Vanesborgs të Suedisë që përveç obligimeve ndaj shtetit suedez punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar, thuhet njoftimi i Famullisë “Shën Abrahami” në Llapushnik.

Njoftimi i plotë nga Famullia “Shën Abrahami” në Llapushnik:

Kisha Universale Katolike e në veçanti ajo e Llapushnikut në Drenicë është shumë e lumtur që në gjirin e saj ka pëqafuar familjen e profesorit Shpend Rrukiqi nga Drenasi, të cilët jetojnë në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër janë me Dardaninë tonë të dashur.

Profesor Shpendi është drejtor i një shkolle në Vanesborgs të Suedisë që përveç obligimeve ndaj shtetit suedez punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar.

Ndryshe, prof. Shpendi ka botuar edhe tre libra me tematika të ndryshme.

Urime pagëzimi, krezmimi dhe kungimi familje e nderuar Rrukiqi!

/GazetaSinjali/