image Shërohet nga koronavirusi edhe një infermiere në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Shërohet nga koronavirusi edhe një infermiere në Shqipëri

news image

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se ditën e sotme është shëruar edhe një infermiere e prekur nga COVID-19.

Manastirliu shkruan se çdo punonjës i sistemi shëndetësor është një aset i çmuar.

Numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë dalë negativë në testin për koronavirus është 22.

Në total janë 131 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë fituar betejën me COVID-19, por që do të qëndrojnë të karantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid19. Forca ”, shkroi Manastriliu në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/924272154695502/?type=3&theater