Shërohen tre fëmijët kosovarë që ishin dërguar për trajtim në IzraelSinjali Shërohen tre fëmijët kosovarë që ishin dërguar për trajtim në Izrael

Shëndetësi

Shërohen tre fëmijët kosovarë që ishin dërguar për trajtim në Izrael

news image

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se sot është përmbyllur me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve nga Kosova që ishin dërguar për shërim në këtë shtet, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për shërimin e tyre, Demiri e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Sot u përmbyll me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve nga Republika e Kosovës në spitalin Edith Wolfson Medical Center në Holon të Shtetit të Izrael, me mbështetjen e organizatës humanitare ‘Save a Child’s Heart’ me seli në Izrael. I falënderoj përzemërsisht z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv pranë organizatës ‘Save a Child’s Heart’ dhe Shtetin e Izraelit për përkrahjen”, shkroi ajo në Facebook.

Marrëveshja për shërimin e këtyre tre fëmijëve ishte arritur më 24 mars të këtij viti, vetëm dhjetë ditë pas hapjes së kësaj ambasade./Gazeta Sinjali/