image Shërohen edhe 5 mjekë e infermierë, arrin në 13 numri i të shëruarve në Shqipëri nga covid-19

Rajon

Pandemia/ Shërohen edhe 5 mjekë e infermierë, arrin në 13 numri i të shëruarve në Shqipëri nga covid-19

news image

Edhe 5 persona, pjesë e personelit shëndetësor në Shqipëri, rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 persona nga personeli shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Prey tyre janë 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare, raportojnë mediat vendore.

Me 13 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore./GazetaSinjali/