image Shërohen dy mjekë, shkon në 40 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Pandemia/ Shërohen dy mjekë, shkon në 40 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës.

Në total janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 në Shqipëri. Aktualisht janë 197 raste me koronavirus, ndërsa asnjë mjek s’ka humbur jetën e 40 persona janë shëruar. Kjo do të thotë se raste aktive me koronavirus në Shqipëri, janë 137.

Të shëruarit do të vijojnë të jenë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.