image Shërbimi i Shëndetit Mendor në Ferizaj blen urgjentisht maska mbrojtëse me 1 mijë euro

Kosovë

Shëndetësi/ Shërbimi i Shëndetit Mendor në Ferizaj blen urgjentisht maska mbrojtëse me 1 mijë euro

news image

Shërbimi i Shëndetit Mendor në Ferizaj ka shpenzuar 1 mijë euro për maskat mbrojtëse kundër gripit. Blerja e maskave nga Shërbimi i Shëndetit Mendor është bërë në mënyrë urgjente – kështu të paktën thotë tenderi. Një blerje e tillë po ndodhë pikërisht në kohën kur koronavirusi i cili ka prekur edhe vendet e rajonit. Anipse në tender specifikohet vetëm grip e nuk sqarohet nëse është për shkak të frikës nga koronavirusi.

Gazeta Sinjali ka siguruar kontratën në të cilën njoftohet se ka të bëjë me ‘Furnizim me maska mbrojtëse kundër Gripit – Kërkesë Emergjente’. Vlera e këtij tenderi është 1 mijë euro.


Për furnizim me maska mbrojtëse kanë aplikuar tre ofertues, ndërsa një kompani ka marrë këtë tender.

Koronavirusi ka prekur pothuajse çdo vend të botës, e javën e kaluar ky virus ‘erdhi’ edhe në Evropë, duke lënë dhjetra të vdekur vetëm në Itali.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende kanë evakuuar shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Deri më tani në Kosovë nuk është identifikuar asnjë person me këtë lloj të virusit, ndonëse kishte disa raste të dyshuara. /Gazeta Sinjali/