Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Gjirokastër, pasi që zjarri ka përfshirë zonën.
Top Channel raporton se viktima e parë është 55 vjeç, banor në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigonë, ku zjarri po përhapet me shpejtësi i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Viktima së bashku me bashkëshorten e tij, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpi.
Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit./Gazeta Sinjali/