Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Armend Reçica dhe drejtori i IKShPK-së, me rastin e shënimit të kësaj dite ka vizituar Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë.
Me këtë rast, nga ana e IKSHPK-së u mbajt një sesion këshillimor, si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit. /Gazeta Sinjali/