Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja me koronavirus.
Në njoftimin e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë thuhet se të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga vendet e tjera, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus, shkoi në 83,030. Pasi nuk u raportuar asnjë rast i ri i vdekjeve, shifra totale e viktimave është 4,634.
Ndryshe, Kina është vendi ku u regjistruan rastet e para të virusit të ri. Kjo gjë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan. /Gazeta Sinjali/.