image Shënohen dy gola dhe mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Sampdoria - Inter

Futboll

Shënohen dy gola dhe mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Sampdoria – Inter

news image

Shënohen edhe dy gola dhe mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Sampdoria-Inter

Skuadra e Sampdorias ka arritur që ta barazojë rezultatin ndaj Interit në 1-1, por “Neroazzurrët” reaguan sërish për ta rikthyer avantazhin.

Gjenovianët barazuan shifrat në minutën e 34’ të ndeshjes kur goditja e Yoshidas u devijua nga Stefan De Vrij dhe përfundoi në portën e Samir Handanovic.

Kur po mendohej se skuadra po shkonin në pushim me rezultat të barabartë, Interi organizoi një kundërsulm të shpejtë me anë të Nicolo Barellas që u konkretizua me gol nga Lautaro Martinez./Gazeta Sinjali Sporti/