image Shembull i keq, polici bllokon rrugën derisa bën pazar në një dyqan në Gjakovë

Kosovë

Shembull i keq, polici bllokon rrugën derisa bën pazar në një dyqan në Gjakovë

news image

Përderisa numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po shënon rritje çdo ditë dhe qeveria bën apel për respektim të masave parandaluese, një zyrtar policor i cili paguhet me taksat e qytetarëve ka shkelur rekomandimet e IKSHPK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e filmuara sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, shihet zyrtari në fjalë i cili mban maskën në mjekër.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka bllokuar rrugën duke parkuar veturën afër një mini-marketi për të bërë pazar.

Kujtojmë se bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash, së bashku me masat e tjera të përcaktuara me vendim të Qeverisë, edhe më tutje mbeten obligative për të gjithë qytetarët, pavarësisht statusit të tyre. /Gazeta Sinjali/