image Shemben gurët nga mali në Prizren, bllokohet rruga

Sinjalizime

Shemben gurët nga mali në Prizren, bllokohet rruga

news image

Janë shembur gurët nga mali afër Tunelit, gjë që ka bllokuar rrugën Prizren – Prevallë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka thënë se kjo shembje e gurëve ka ndodhur në rrugën që çon për në fshatin Reçan.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren. Ata thanë që rruga do të jetë e bllokuar deri në njoftimin e radhës.

Informojmë qytetarët që kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kërkojmë që të shfrytëzohen rrugë alternative tjera për Prevallë dhe Brezovicë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/