Në një pjesë të autostradës që lidh Prishtinën me Prizrenin është shembur dheu, shkruan Gazeta Sinjali.
Të gjithë ata që kalojnë në këtë pjesë të rrugës duhet që të kenë kujdes për shkak se një pjesë e njërës korsi është e bllokuar.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe kompanitë përgjegjëse për vlerësimin e situatës dhe për të zhbllokuar njërën korsi./Gazeta Sinjali/