image Shembet dheu në lagjen “Emshir” në Prishtinë

Siguri

Shembet dheu në lagjen “Emshir” në Prishtinë

news image

Në lagjen “Emshir” në Prishtinë në orët e mbrëmjes në njërën prej vendpunishteve ka pasur rrëshqitje të dheut, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit Komunal, Adonis Tahiri, ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm është dëmtuar gypi i ujësjellësit.

“Ka pasur rrëshqitje të dheut në njërën prej vendpunishteve, ku është duke u punuar me leje ndërtimore. Me ç’rast është dëmtuar gypi i ujësjellësit. E kemi thirrur edhe ujësjellësin edhe kompaninë që është duke i zhvilluar punimet në mënyrë që me u sanu gjendja sa më shpejt. Nuk ka persona të lënduar. Shembja e dheut ka ndodhur pasi që punëtorët e kanë përfunduar orarin e punës”, tha Tahiri./Gazeta Sinjali/