image Shemben me shpërthim dy godina tjera në Shqipëri

Rajon

Dëmtimet/ Shemben me shpërthim dy godina tjera në Shqipëri

news image

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi me shpërthim të kontrolluar dy godina tjera të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në Shkozet.

Mesditën e sotme punëtorët e IKMT-së nisën punën për shembje ne godinës nr.15 në Qytet Studenti.

Kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas pasoja katastrofike.

Shembja e godinës po bëhet me mjete të rënda, fadroma, dhe jo me eksploziv, për shkak të dëmit që mund të sjellë në banesat e tjera përreth.

Po ashtu edhe në Shkozet të Durrësit u shemb një godinë 4 katëshe me shpërthim të kontrolluar.

Për shembjen e këtij pallati 5 katësh është përdorur një sasi eksplozivi dhe shembja e tij ka shkaktuar dhe disa dëme të vogla përreth.