Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.
Bislimi potencoi se tani është momenti i duhur që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar derisa theksoi se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral.
Derisa Bislimi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën greke dhe duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Bislimi ka cekur angazhimin dhe progresi i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe dinamikat përgjatë këtij viti, duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi znj Vakali për takimin. Njëkohësisht theksoi rolin e rëndësishëm, që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.