image Shefja e kabinetit të Hotit e demanton ministrin e AAK-së me një fotografi

Kosovë

Shefja e kabinetit të Hotit e demanton ministrin e AAK-së me një fotografi

news image

Ardita Dushi, shefe e kabinetit të kryeministrit Avdullah Hoti, përmes një fotografie i ka demantuar akuzat e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit për “shmangien” që thotë se Hoti ia kishte bërë atij në takimin e Brukselit me Vuçiqin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fatkeqësisht nuk kam marrë pjesë në disa takime, në disa kam marrë pjesë, në disa jo. Dhe mendoj që kjo diskrepancë në mes takimeve, mua nuk më jep siguri të mjaftueshme për me i përmbush tërë ato pjesë të puzzles të mozaikut, që të kem konform që ne jemi pjesë përbërëse dhe që ne jemi duke e realizuar qëllimin tonë, e që është 17 shkurti 2008″, ka thënë Selimi ndër tjerash.

Ndërsa për “puzzlen e mozaikut”, shefja e kabinetit të Hotit ka thënë se ka pasur 3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet.

Ajo ka shkruar se “Puzzle u kompletua”, duke publikuar një fotografi ku Selimi shihet së bashku me kryeministrin Hoti, zëvendëskryeministat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj.

“3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet
Bruksel 16.07.2020 #PuzzleCompleted”, ka shkruar Ardita Dushi. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3068949236555367&set=a.214229858694000&type=3&theater