Protestat në SHBA po vazhdojnë të mbahen pas vdekjes tragjike të George Floyd në Minneapolis, nga një zyrtar policor.
Në acarimin e situatës tek protestuesit që po kërkojnë drejtësi dhe ndalje të racizmit në Amerikë, po komentohen dhe kundërshtohet qëndrimi i presidentit Donald Trump, i cili ka thënë se do të vendos që edhe ushtria amerikane të përballet me protestuesit, në mënyrë që situata të shkoj drejtë qetësimit.
E në një moment në një intervistë televizive për CNN, shefi i Policisë në Hjuston, i drejtohet me tone të ashpra presidentit amerikan, tek sa ishte i ftuar në emisionin e gazetares Christiane Amanpour. Ai i thotë Trump-it që nëse nuk ka diçka të mirë për të thënë më mirë ta mbaj mbyllur gojën.
“Ju lutem, nëse nuk mund të jesh konstruktiv, mbylle goje, sepse po rrezikon të rinjtë e moshës 20 vjeçare”, i thotë Acevedo, Trumpit./ Gazeta Sinjali/
Për më shumë ndiqeni videon.