Shefi i kabinetit të Sokol Halitit, Jakup Krasniqi, ka thënë se ka përgatitur një padi kundër kandidatit të LVV-së për Vitinë, Arsim Ademi, pasi thotë se e ka linçuar publikisht.
Haxhiu thotë se kandidati i VV-së për kryetar të Vitisë ka bërë thirrje për sulm ndaj tij.
“Padia është gati kundër kandidatit të VV-së për kryetar, që bën thirrje, më linçon publikisht gjë që është shumë e rrezikshme, një njeri që pretendon me marrë komunën bën thirrje për me sulmu një njeri”, tha ai në t7.
Tutje për rastin e dhunimit të një të miture në polici, për Haxhiun dolën disa mesazhe kinse e ka inskenuar rastin, e për këtë thotë se e ka denoncuar një portal lokal.
“Unë kam bë kërkesë, në drejtësi nuk ndërhyj, se kam as atë mundësi, e kam bërë denoncimin për portalin fantom “vitia live”, që na ndërlidh edhe me Besnik Berishën, që asnjëherë s’kam kontaktu, ai është prononcu në Facebook, ka thënë që janë montazhë dhe kjo është lidhja. Kanë desht me na sulmu. E kam denoncu për shpifje dhe montazhë”, tha ai.
“Portali është fantom, i njerëzve të VV-së, e dimë saktë që janë të VV-së. Ata do t’i denoncojë në polici, por jo mi linçu publikisht”, u shpreh ai.
“Pse nuk më kanë denoncu në polici nëse kam bë inskenim politik unë”, shtoi ai.
“Me kanë kërcënu me mesazhe private, i kam dorëzu në prokurori e polici. Ofendime të rënda familjare”, tha ai për ndër të tjera.