Boksieri shqiptar Shefat Isufi ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës, WBF, në kategorinë gjysmë të rëndë midis Munihut.
Isufi e mposhti argjentinasin Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Pas 12 raundeve, gjyqtarët dhanë vendimin përfundimtar duke e shpallur fitues Isufin, i cili mbrojti titullin e botës WBF.
Raundet e fundit ishin vendimtare me dy boksierët që ishin më aktivë në përpjekje për ta nokautuar njëri-tjetrin. Në fund, gjyqtarët vendosen që më i mirë në këtë duel ishte Isufi.
Përndryshe, në këtë turne fituan edhe boksierët e tjerë shqiptarë si Musa Avdimetaj (i njohur si James Kraft) Valon Ahmeti, Kushtrim Tahiruka, Isuf Kelmendi dhe Armend Xhoxhaj.
Në ndeshjen e radhës në ring do të ngjitët ish kampioni i botës, Robin Krasniqi, i cili do të përballet me numrin një të Belgjikës, Timur Nikarkhoevin.