image Ballkani humbet minimalisht, mbyll kampanjën historike me një fitore

Futboll

Ballkani humbet minimalisht, mbyll kampanjën historike me një fitore

news image

Ballkani e ka mbyllur me humbje kampanjën e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

‘Portokallinjtë’ u mposhtën me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës rumune, Cluj.

Kësisoj, Ballkani mbylli kampanjën me një fitore të vetme – e cila ishte historike – kur mposhtën klubin turk Sivasspor në Turqi.

Ballkani e mbyll grupin G si e fundit në tabelë me 4 pikë të mbledhura, gjersa në fazën eliminuese kalojnë skuadra Sivasspor dhe Cluj.

/GazetaSinjaliSport/