image E FUNDIT: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani - Sivasspor në "Fadil Vokrri"
[wp-story id="814678"]

Futboll

E FUNDIT: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspor në “Fadil Vokrri”

news image

FC Ballkani ka shitur të gjitha biletat për duelin ndaj klubit turk Sivasspor që zhvillohet të enjten, ka mësuar Gazeta Sinjali Sport.

Klubi suharekas triumfoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Turqi, duke e arritur fitoren e parë në grupe pasi mposhti klubin turk me rezultat 4-3.

Kjo fitore iu mundësoi ‘Portokallinjtëve’ që të pozicionohen si liderë të grupit, me pikë të njëjta me tri skuadrat e tjera, Slavia Praga, Sivasspor dhe Cluj, por numri më i lartë i golave të shënuar ka bërë që ata të kenë lidershipin, raporton Sinjali Sport.

Mundësitë e mira tani për kalimin e grupeve të Ballkanit, kanë entuziasmuar tifozët kosovarë, duke u interesuar për blerjen e biletave në mënyrë masovike, duke u shitur në kohë rekord.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur me kapacitetin e plotë, pasi Sinjali Sport ka mësuar se tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe se nuk ka asnjë të lirë të vetme.

Dueli zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00, dhe me një fitore potenciale, Ballkani do t’i rriste gjasat edhe më shumë për kalimin e grupeve.

/GazetaSinjaliSport/