image Ukrainasi Lomachenko nga lufta në ring, triumfon ndaj Ortiz (VIDEO)

Sporte Luftarake

Ukrainasi Lomachenko nga lufta në ring, triumfon ndaj Ortiz (VIDEO)

news image

Boksieri ukrainas Vasiliy Lomachenko ka triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve kundër Jamaine Ortiz, pas kthimit të tij, nga shërbimi ushtarak në Ukrainë.

Ish-kampioni i unifikuar i botës në peshën e lehtë iu bashkua luftës në vendin e tij, pasi u pushtua nga Rusia.

Ai mundi amerikanin me votat e gjyqtarëve 115-113, 116-112 dhe 117-111 në Madison Square Garden në Nju Jork.

Lomachenko, 34 vjeç, tani do të synojë një përballje me kampionin e padiskutueshëm të peshave të lehta, Devin Haney.

/GazetaSinjaliSport/