image SHBA planifikon anëtarësimin e Kosovës në NATO, për planeve të veta

Siguri

Rusia në panik/ SHBA planifikon anëtarësimin e Kosovës në NATO, për planeve të veta

news image

Kryediplomati rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të anëtarësojnë Kosovën në NATO dhe ta mbajnë bazën ushtarake ‘Bondsteel’.

Siç raportojnë mediat serbe, ministri i jashtëm rus,  përkujtoi se ‘katër vjet më parë, u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke garantuar të drejtat e gjuhës, ato kulturore dhe fetare të serbëve.

Lavrov me këtë rast e ka ndërlidhur çështjen e Asociacionit me përpjekjet e SHBA-së, për anëtarësimin e Kosovës në NATO .

“Ky komunitet nuk është territorialisht  kompakt. Ekziston një veri, ku territoret janë afër njëra-tjetrës dhe ka enklava, të cilat janë gjithashtu pjesë e kësaj bashkësie. Ky komunitet ka flamurin e vet, himnin dhe stemën. Marrëveshja ka mbetur në letër për katër vjet. Tani janë duke u bërë përpjekje që të bëhet rishikimi i saj me të gjitha mjetet, me përfshirjen aktive të Shteteve të Bashkuara me synimin të krijimit të një situate, në të cilën Kosova mund të futet në NATO, së bashku me bazën më të madhe ushtarake në Evropë ‘Bondsteel’”, tha Lavrov.

Kohë më parë,  Lavrov, kishte deklaruar e SHBA dhe disa nga partnerët e saj evropianë synojnë ta fusin edhe Bosnjën e Hercegovinën në NATO.