Organizata shtetërore amerikane USAID sot me rastin e dhjetë vjetorit të bashkëpunimit ka vendosur që të ndajë për Serbinë një vlerë shtesë prej 20.3 milionë dollarëve.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Beograd këto mjete dedikohen për përmirësimin e sektorit të ekonomisë dhe për të pasur një ekonomi konkurruese, për sundim më të mirë të ligjit, administratë më efikase, për një mjedis më të mirë mediaik dhe për luftën kundër korrupsionit.
Marrëveshja është nënshkruar në mes të USAID dhe Ministrisë për Integrime Evropiane të Serbisë.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID ndihmë i kanë dhënë sot edhe Kosovës, siç njoftoi ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Ksonett, SHBA-ja për Kosovën ka ndarë 500 mijë dollarë që i bie mbi 40 herë më pak se Serbisë./Gazeta Sinjali/