Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka falenderuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS-it.
“Falenderojmë Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në postimin e ambasadës.
Me propozim të kryeministrit të dorëhequr tash e gati gjysëm viti, qeveria ka ndarë 250 mijë euro për ta përkrahur koalicionin global kundër organizatave terroriste ISIS dhe DAESH.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se paratë që do të ndahen janë ato nga rezervat shtetërore nën programin e shpenzimeve të paparashikuara./Gazeta Sinjali/