Futbollisti kosovar Herolind Shala,i cili pritet të mungojë në sfidën ndaj Çekisë, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për futbolldashësit para ndeshjes.
Shala këtë e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë. Të gjithë e kemi qëllimin e njejtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar ai.
Kombëtarja e Kosovës me fillim nga ora 20:45, do të përballet me Çekinë, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”./Gazeta Sinjali/