image Shala: Në Hagë u intervistova si i dyshuar për vrasje

Kosovë

Shala: Në Hagë u intervistova si i dyshuar për vrasje

news image

Deputeti i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, thotë se në Hagë ishte ftuar për t’u intervistuar si i dyshuar për vrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se në Hagë është mbrojtur në heshtje, pas këshillës që ka marrë nga avokati i tij.

Ani pse, sipas tij, prokurorët e Dhomave të Specializuara nuk i kanë bërë asnjë pyetje konkrete që lidhej me të.

Intervistimi i tij, të cilën ai e vlerëson si diskutim, thotë se ka zgjatur vetëm 5 minuta.

“Avokati im i ka pyetur: “A ka diçka konkret për klientin tim?” dhe më sugjeroi që të mbrohem në heshtje. 5 minuta kemi diskutu, 10 minuta derisa ajo pjesë është futur në CV. Më kanë bërë pyetje të përgjithshme rreth asaj periudhe të luftës”, tha ai në Klan Kosova./Gazeta Sinjali/