image Shala e Vojvoda deklarohen pas stërvitjeve, dëshirojnë t'i mbyllin kualifikimet ndaj Greqisë me rezultat pozitiv

Futboll

Shala e Vojvoda deklarohen pas stërvitjeve, dëshirojnë t’i mbyllin kualifikimet ndaj Greqisë me rezultat pozitiv

news image

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes për në Athinë.

Dardanët u stërvitën para reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Herolind Shala dhe Mërgim Vojvoda pas stërvitjes së sotme kanë thënë se zhgënjimi i humbjes është lënë pas shpine dhe tashmë janë të përqendruar për të dhënë maksimumin për paraqitje sa më të mirë në Athinë dhe për përmbyllje të këtij cikli kualifikues me rezultat pozitiv, gjë e cila do të ndikonte në moralin e ekipit për ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve, që nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Dardanët nisen nesër në mëngjes drejt kryeqytetit grek, ku pasdite do ta zhvillojnë stërvitjen në stadiumin olimpik “Spyros Louis”, në të cilin të dielën do të përballen me Greqinë, në ndeshjen e përmbyllëse të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Kosova renditet e fundit në grupin B me katër pikë, duke e mbyllur kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror pa sukses.

/Gazeta Sinjali Sporti/