image Shakohoxha bën sfidën “gol në shtëpi”, nuk shënon me portën bosh

Futboll

Futboll/ Shakohoxha bën sfidën “gol në shtëpi”, nuk shënon me portën bosh

news image

Futbolli ashtu si dhe vetë jeta normale ka ndalur. Për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, Shqipëria por dhe shumica e vendeve që janë prekur nga virusi kanë marrë masa drastike duke detyruar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.

Pas mesazheve të shumta për qëndrimin në shtëpi nga klube të ndryshme të futbollit, tashmë njerëz të sportit kanë nisur sfida të ndryshme me temën kryesore futbollin. Për të treguar se sporti më I populluar në botë nuk mund të ndalet video duke shënuar me portën bosh apo xhonglime duke larë duart janë bërë virale.

Gazetari I njohur Dritan Shakohoxha ka zgjedhur ti bashkohet një sfidë të tillë, të cilën e ka quajtur “gol në shtëpi”. Teksa ka improvizuar një portë me mjete të gjendura në shtëpi, Shakohoxha kthehet me kurrizë për të shënuar, por për fatin e tij të keq godet shtyllën.