image Shakaja e ditës, klubi portguez dënohet me 714 euro për fyerje raciste ndaj lojtarit të Portos

Futboll

Futboll/ Shakaja e ditës, klubi portguez dënohet me 714 euro për fyerje raciste ndaj lojtarit të Portos

news image

Ekipi i Vitoria Guimares të cilët ofenduan në baza racore lojtarin e Portos, Moussa Marega , është dënuar me një gjobë prej 714 euro.

Incidenti që bëri jehonë në gjithë botën e futbollit, u dënua nga të gjithë, raporton Gazeta Sinjali.

Me 16 shkurt, Marega doli nga fusha pasi tifozët e Guimares nuk po ndaleshin me fyerjet raciste ndaj tij.

Pas këtij incidenti, dënimi për skuadrën e Guimares pritej të ishte më i madh.  Pas dhënies së dënimit, ka reaguar vet Marega.

“Jo! Është shumë! A mund të paguaj unë për ata?”, ka shkruar ai në postimin e tij në Instastory që e ka fshirë menjëherë.

Në total Vitoria është dënuar 17 mijë e 227 euro, por vetëm për rastin e Maregas është dënuar 714 euro./Gazeta Sinjali/