image Shaip Kamberi uron fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje

Shaip Kamberi uron fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje

news image

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kamberi tha se për Luginën e Preshevës dhe në veçanti për shqiptarët në Serbi mbetet e rëndësishme që institucionet e Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike.

“Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar ‘Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak’ dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkroi ndër të tjera Kamberi në Facebook.

Ai u shpreh se mbetet jetik bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës së bashku me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, për përmirësimin e gjendjes politike, ekonomike e shëndetësore.

“Andaj edhe mbetet jetik hartimi e zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kushte të shtypjes dhe të diskriminimit të tyre, nga ana e aparatit shtetëror të Republikës së Serbisë”, shtoi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/