image “S’guxon me shkelë n’Kosovë, kom me t’gju prej katit 11”/ Burri në Prishtinë kërcënon gruan e tij nga Shqipëria

Siguri

“S’guxon me shkelë n’Kosovë, kom me t’gju prej katit 11”/ Burri në Prishtinë kërcënon gruan e tij nga Shqipëria

news image

Mosmarrëveshjet me çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje, raporton Gazeta Sinjali.

Me kërcënime serioze nga bashkëshorti i saj është përballur edhe një grua e cila ka zgjedhur të martohet nga Shqipëria në Kosovë.

Sinjali mëson se burri nga Prishtina dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do ta hedhë nga kati i 11 i ndërtesës. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, 23-vjeçarja ka vendosur që të kthehet dhe të jetojë te familja e saj në Shqipëri.

Por as pas ndarjes, burri nuk hiqte dorë nga kërcënimet. Ai dyshohet se ka dërguar mesazhe në drejtim të babait të viktimës, duke i thënë se ajo s’guxon të shkelë në Kosovë e as Prishtinë, pasi do t’i bëjë keq.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe më pas është shoqëruar në Polici ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/