image Sfida e radhës nga BBVA: Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante me Luizin

Bota e Yjeve

Sfida e radhës nga BBVA: Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante me Luizin

news image

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të kometuar të Big Brother VIP Albania. Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe intime mes tyre nuk mungojnë.

Edhe sonte banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”, “Cabare Show”.

Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me perfoamncat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim. Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit. Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

Theksojmë që çifti kanë filluar përgatitjet edhe për festën e “Shën Valentinit’ që me shumë mundësi do ta festojnë bashkë brenda shtëpisë së famshme.

image 55

/GazetaSinjali/