Arsenali dhe Crystal Palace janë duke zhvilluar ndeshjen e xhiros hapëse të edicionit 2022-23 në Premier League.
‘Gunners’ janë duke fituar minimalisht pas pjesës së parë, me golin e vetëm të brazilianit Gabriel Martinelli.
I ndëshkuari i parë për sezonin e ri – jo për t’u çuditur – është Granit Xhaka.
Megjithatë, kësaj here jo për ndonjë ndërhyrje të rrezikshme, mirëpo për simulim.
Gjyqtarit nuk i iku kjo gjë nga Graniti i cili u rrëzua në tokë në tentim për ta kaluar mbrojtësin Andersen, por që nuk u prek nga kundërshtari.
E me këtë karton, Xhaka tani ka regjistruar një rekord në Premier League.
Sipas ‘Squawkas’, asnjë lojtar nuk ka marrë më shumë kartonë të verdhë në Premier League që nga fillimi i sezonit 2016/17 se Granit Xhaka (53).
No player has received more yellow cards in the Premier League since the start of the 2016/17 season than Granit Xhaka (53).
— Squawka (@Squawka) August 5, 2022
New season, n̶e̶w̶ me. ???? pic.twitter.com/ob41y7Gra9