Sevilla thuhet se po mbyll një marrëveshje për mbrojtësin e Manchester United.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë brazilian, Alex Telles.
Pas ardhjes së holandezit Tyrell Malacia, braziliani ka qenë i lirë për të kërkuar një skuadër të re.
Dhe Fabrizio Romano tani raporton se klubi spanjoll Sevilla po mbyll marrëveshjen për të dhe se lojtari e ka pranuar Sevillan si destinacionin e ardhshëm të tij.