image Çmenduri në Pizjuan, Reali bën rikthimin e madh dhe afrohet edhe më shumë drejt titullit

Futboll

Çmenduri në Pizjuan, Reali bën rikthimin e madh dhe afrohet edhe më shumë drejt titullit

news image

Real Madridi ka arritur një fitore të çmendur 3-2 si mysafir ndaj Sevillas.

Madrilenët ishin në disavantazh prej 2-0 në pjesën e parë, për tu rikthyer në pjesën e dytë me tri gola.

Ivan Rakitic hapi llogarinë e golave në minutën e 21-të nga gjuajtja e lirë, për tu dyfishuar epërsia vetëm katër minuta më vonë nga Erik Lamela në minutën e 25-të.

Shpresën për rikthim të rezultatin e mundësoi sulmuesi i sapoinkuadruar, Rodrygo i cili realizoi në minutën e 50-të për rezultatin 2-1.

Nacho Fernandez barazoi shifrat në 2-2 pas një asisti nga Carvajal në minutën e 82-të.

Teksa po mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim në 2-2, edhe një herë tjetër në skenë doli francezi Karim Benzema i cili shënoi një gol në minutën e dytë të shtesës.

Reali e blindon pozitën e parë duke u afruar gjithnjë e më pranë titullit kampion, duke mbledhur tani 75 pikë pas 32 xhirosh.

/GazetaSinjaliSport/