image I pandalshmi Benzema, regjistron rekordin më të mirë personal në karrierë me Realin në La Liga

Futboll

I pandalshmi Benzema, regjistron rekordin më të mirë personal në karrierë me Realin në La Liga

news image

Real Madridi arriti të bëjë një përmbysje të çmendur në stadiumin “Ramon Sanches-Pizjuan” të Sevillas, duke i mposhtur andaluzianët me rezultat 3-2.

Pasi e panë veten në disavantazh prej 2-0 në pjesën e parë, madrilenët u rikthyen me tri gola në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.

Rodrygo e nisi rrugën e përmbysjes kur realizoi në minutën e 50-të, teksa rezultatin e barazoi mbrojtësi Nacho Fernandez në minutën e 83-të.

Heroi i madrilenëve edhe njëherë tjetër doli të jetë francezi Karim Benzema i cili realizoi një gol fitues të tretë në minutat shtesë, duke realizuar në minutën e 92-të.

Goli i tij tashmë nënkupton se ai ka regjistruar kampanjën më të mirë ndonjëherë në La Liga që nga ardhja e tij në Spanjë në 2009.

Karim Benzema tani ka shënuar 25 gola në La Liga këtë sezon, që është shifra e tij më e mirë në një sezon të vetëm në ligë në gjithë karrierën e deritashme me Real Madridin (24 i kishte në 2015/16).

/GazetaSinjaliSport/