image Arrihet marrëveshja, Ramos pranon të rikthehet te Sevilla

Futboll

Arrihet marrëveshja, Ramos pranon të rikthehet te Sevilla

news image

Pas 18 vjetësh Sergio Ramos do të rikthehet te Sevilla, rikthim ky i cili është bërë i ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili tha se tashmë ka një marrëveshje verbale mes palëve.

Marrëveshja thuhet se është afatshkurtër, me Ramosin që vendosi për rikthim te Sevilla – pavarësisht ofertave nga Al-Ittihad dhe klubet turke.

Mbrojtësi spanjoll në “Ramon Sanchez Pizjuan” po rikthehet si futbollist i lirë.

37-vjeçari kishte debutuar me ekipin e parë të Sevillas në vitin 2004. Pas vetëm një viti ai ishte transferuar te Real Madridi, ku qëndroj deri në vitin 2021.

Ramos pastaj kaloi te Paris Saint-Germaini, nga ku u largua në verën e këtij viti. 

/GazetaSinjaliSport/