image Arsenali i çon sinjale skuadrave rivale, mbyll parasezonin me fitore të thellë ndaj Sevillas

Futboll

Arsenali i çon sinjale skuadrave rivale, mbyll parasezonin me fitore të thellë ndaj Sevillas

news image

Arsenali e ka mbyllur me ‘stil’ turin parasezonal, duke e mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Sevillas.

‘Topçinjtë’ kanë mposhtur me rezultat 6-0 Sevillan, duke dërguar sinjale të qarta drejt skuadrave rivale për sezonin e ardhshëm 2022-23.

Gabriel Jesus kompletoi het-trikun në këtë duel, teksa Bukayo Saka shënoi dy gola, kurse Eddie Nketiah shënoi të fundit për rezultatin 6-0.

Arsenali mbyll kështu fazën përgaditore dhe tani do ta hapë kampanjën e Premier Ligës kur ndeshet me Crystal Palace si mysafir, të premten më 5 korrik.

/GazetaSinjaliSport/