image Setién tregon pse e ftoi Rey Manajn për ndeshjen e nesërme kundër Getafes

Futboll

Konferenca/ Setién tregon pse e ftoi Rey Manajn për ndeshjen e nesërme kundër Getafes

news image

Trajneri i Barcelonës, Quique Setién, ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Getafes.

Spanjolli ka treguar edhe arsyen e ftesës që ia ka bërë Rey Manajt për t’u përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme. Numri një i stolit blaugran ka shprehur besimin e tij absolut te futbollisti shqiptar.

“Rey Manaj është një futbollist që nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por ka karakteristikat e tij dhe mund të na ndihmojë. Duke pasur parasysh se çfarë mund të ndodhë gjatë lojës, ne kemi një zëvendësues me karakteristikat e Manajt, që na jep gjëra shtesë. Kjo është arsyeja pse e përfshiva në listë, siç është bërë me Abel Ruiz apo të tjerët”, ka thënë Setién.

“Ne kemi bindjen se Manaj mund të na ndihmojë. E përsëris, ka një kohë të shkurtër në këtë klub, duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë. Nëse e mbajmë si kontigjent të ekipit të parë, kjo ndodh për shkak se i besojmë, se kemi nevojë për të. Manaj mund të kontribuojë në disa gjëra. Ne jemi duke punuar shumë edhe me akademinë. Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi kur ekipi i parë të relaksohet”, ka shtuar ai.

Ekipi kampion i Spanjës ka probleme me sulmin, pasi i ka të gjithë sulmuesit të dëmtuar. Alternativa Manaj është e vetmja për Barçën në këtë kohë. Një fat i madh për të riun nga Fieri i Shqipërisë, pasi nesër mund të debutojë me skuadrën katalanse.

Ndeshja e Baecelonës kundër Getafes luhet nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 16:00. /Gazeta Sinjali/