image Setién e fton Manajn për ndeshjen e nesërme në Camp Nou, mundësi e madhe për shqiptarin

Futboll

Lista/ Setién e fton Manajn për ndeshjen e nesërme në Camp Nou, mundësi e madhe për shqiptarin

news image

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është risia e madhe e listës së futbollistëve të ftuar nga trajneri i Barcelonës, Quique Setién për ndeshjen e nesërme kundër Getafes.

Manaj është përfshirë në listën e 18 futbollistëve që nesër do të keni mundësi të paraqiten në ndeshjen kundër Getafes të cilën Barcelona do ta luajë në Camp Nou.

Manaj është transferuar te Barcelona B nga Albacete gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shifra e transferimit të tij shkonte në rreth 700 mijë euro, plus bonuse. /Gazeta Sinjali/