image Setién: Dje shihja lopët dhe fshatin, sot jam te Barcelona

Futboll

Sport/ Setién: Dje shihja lopët dhe fshatin, sot jam te Barcelona

news image

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, gjatë prezantimit të tij si trajner i skuadrës, ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Ai me shumë thjeshtësi tregoi se dje ka parë disa bagëti, teksa po shëtiste në vendlindje, ndërsa sot nuk mund ta besojë që po prezantohet si trajner i Barcelonës, shkruan Gazeta Sinjali.

E çuditshme! Deri dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë më kalonin pranë, ndërsa sot ndodhem në sallën e prezantimit si trajner i Barcelonës dhe do të stërvis disa nga futbollistët më të mirë në botë. Luks i vërtetë, dua të falënderoj klubin që më dha këtë shans. As në ëndrrat e çmendura nuk e imagjinoja. Synoj të fitoj gjithçka”, ka thënë ai para futbollistëve.

Kujtojmë se dje zyrtarisht Barcelona emëroi si trajner të skuadrës, Quique Setien, pas ndërprerjes së kontratës me Ernesto Valverde./Gazeta Sinjali/