image Serwer: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të vendoset aty ku mund të jetë produktiv

Politikë

Serwer: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të vendoset aty ku mund të jetë produktiv

news image

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që mosmarrëveshjet e tyre t’i zgjidhin nëpërmjet Procesit të Berlinit, pasi që sipas tij, mekanizmat tjerë nuk po prodhojnë rezultatet e pritura.

Serwer ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje nëpërmjet Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, për Serwer, dialogu duhet të transferohet aty ku mund të jetë më produktiv.

“Asnjë marrëveshje ‘finale’ nuk shihet në horizont. Kjo është ajo që dialogu bilateral supozohej se do të prodhonte. Kështu që, koha është që dialogu Serbi/Kosovë të vendoset aty ku mund të jetë produktiv. Procesi i Berlinit është vendi i duhur. Në një kontekst multilateral ku Berlini luan një rol të rëndësishëm, që të dy, Kurti dhe Vuçiq mund të luajnë më mirë”, ka shkruar profesori amerikan në blogun e tij peacefare.net.

Serwer ka shkruar se Serbia po zhvendoset ndërkombëtarisht nga lindja dhe po bëhet më pak demokratike nga brenda.

“Ka zero gjasa për një kërkimfalje për represionin e viteve të ’90-a”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/